×
Secondary Adv

Zbulohet se ku dhe kur do te bjere stacioni hapesinor kinez

Share on Google+

Tiangong-1, stacioni i hapësinor kinez i cili momentalisht ndodhet jashtë kontrollit, parashikohet të rifutet në atmosferën e Tokës në orën 11:30 të mëngjesit të së dielës të Pashkëve (6:33).

 

Anija hapësinore  mban substanca shumë toksike  dhe  dhe më e keqja është se mund të bjerë në një numër  të madh zonash e banuara sipas kerkuesve. Zonat që mund të goditen  janë Nju Jorku, Barcelona, Pekini, Çikago, Stambolli, Roma dhe Toronto.

 

Kur stacioni përfundimisht të hyjë në atmosferë, ai mund të lëshojë një sërë numri meteorësh që do të shihen lehtë nga vëzhguesit. Shkencëtarët akoma nuk e dinë se ku  mund të bien pjesët e statelitit. Parashikimi i fundit vjen nga Inxhinieria e Hapësirës ajrore, e cila pretendon se koha për rikthim mund të jetë kudo brenda 16 orëve. Agjencia Evropiane e Hapësirës (Esa) po ndjek gjurmët graduale të stacionit hapësinor.

 

Kur Tiangong-1, do të arrijë një lartësi prej rreth 43 milje mbi sipërfaqen, ajo do të fillojë ri-hyrjen e saj.  Tani po i afrohet fundit te  tij. Hyrja dramatike do të jetë e për te mos u humbur,  por astronomët  janë duke mbajtur sytë e tyre tek Tiangong-1 gjatë ditëve të fundit. Dje, një lidhje e drejtpërdjrejtë u krijua nga Virtual Telescope Project për të kapur Tiangong në një nga kalimet e tij përfundimtare në të gjithë qiellin.

 

Është e dukshme me sy të lirë dhe mund të shihet nga njerëzit që jetojnë në zonat e  gjërësisë së mesme si në Hemisferën Veriore dhe Jugore. Ashtu si shumë satelitë  , Tiangong-1 duket si një dritë e bardhë e palëvizshme e cila  fluturon shpejt në të gjithë qiellin.

 

Parashikimi se kur dhe ku stacioni do të arrijë në sipërfaqe është  jashtëzakonisht e vështirë pasi ai rrethon Tokën në rreth 18,000 mph (29,000 km / h). Për të ndjekur satelitin, ekspertët po përdorin disa nga teleskopët më të avancuar dhe më të fuqishëm në botë. Sipas ekspertëve që ndjekin stacionin në Agjencinë Evropiane të Hapësirës (ESA), ai ka  shansin më të lartë të rrëzimit përgjatë një  rripi  të ngushtë rreth gjerësisë  prej 43 gradë në veri dhe në  jug.

 

Kjo përfshin një numër qytetesh me popullsi të lartë, përfshirë Nju Jorkun, Barcelonën, Pekinin, Çikago, Stamboll, Romë dhe Toronto. Ekziston një shans që pjesët e stacionit që përmbajnë hidrazinë të rrezikshme mund të bien në këto zona shumë të populluara.

Hidrazin është një kimik i cili është i përfshirë në lëndën djegëse me raketa që shkakton  irritim të syve dhe të fytit, marramendje dhe mund të çojë në  rritjen të tumorëve kancerozë. Shanset për lëndime njerëzore janë të vogla, thotë Stijn Lemmens, një ekspert i mbeturinave të hapësirës ESA me seli në Darmstadt të Gjermanisë.

 


Më të lexuarat